Një debat nga hiçi lindi mes Antonetës dhe Lorencit. Ajo u ndje disi e fyer nga një batutë që Lorenci bëri me Keisin, kur edhe Antoneta ishte e pranishme.
Kjo e fundit i tha Lorencit se nuk është mirë që të përdoren të tilla batuta, pasi ai mund të penalizohet.
Lorenci u shpreh se Antoneta e mori batutën e tij personale, ndërsa sqaroi atë se ai po fliste me Keisin dhe jo me të.
Ai madje shtoi se nëse ai do arrijë ndonjëherë ta ofendojë atë, duke folur me shprehje banale, mund të ndërhy, por në raste të tjera jo.
Teksa Antoneta dhe Lorenci po debatonin me njëri-tjetrin, Luizi dhe Keisi po qeshnin duke i ndjekur pak metra më tutje.
Kur Lorenci u afrua, Luizi i tha atij se e zgjoi nga gjumi nga toni i lartë i zërit.