Ndërkohë që të gjithë banorët ishin pranë Luizit dhe Kiarës në momentin e tyre më të bukur, Dea dhe Amos e ndoqën puthjen ulur nga divani, në oborr.
Ata madje bënë edhe komentet e tyre sa i përket dasmës. Amosi madje e krahasoi Luizin me personazhin e filmave vizatimorë “Shrek”. Ai tha se Luizi dukej fiks si Shreku.
Ky koment shkriu së qeshuri Dean.
Përveç Amosit dhe Deas, edhe Olta, Tea dhe Nita u larguan nga dasma. Qëndrimi i tyre aty nuk zgjati shumë dhe vendosën të bashkoheshin me dyshen tjetër.