Deamishel dhe Jori menduan të improvizonin një emisionin televiziv dhe si të ftuar special përzgjodhën Gertin.
Emisioni titullohet “Amore con Dea e Jori”, ndërsa Gerti u vendos përballë dy vajzave dhe iu përgjigj pyetjeve të tyre, lidhur me jetën e tij private dhe sentimentale.
Pyetjet ngacmuese e vendosën atë deri diku në siklet, por nuk hezitoi t’i përgjigj të gjithave, ndonëse për disa përgjigje vajzat ishin skeptike, pasi kishin dyshime se Gerti nuk po tregonte të vërtetë.
Ndiqni videon e plotë për të parë se si Dea dhe Jori e realizuan emisionin e tyre.