Është prej shumë vitesh pjesë e botës së televizionit, por a e keni menduar ndonjëherë Agron Llakajn të merret me muzikë? Kjo ditë ka ardhur pasi aktori ka nisur punën për këngën e tij të parë. Llakaj ka bashkuar forcat me këngëtarin e muzikës popullore, Ylli Baka.
Lajmin e ka bërë me dije aktori i humorit përmes një postimi në rrjete sociale ku shprehet se kënga do të mbajë titullin “Miniera e floririt”. Llakaj është shprehur se kënga do t’i kushtohet vendit të tyre të lindjes, Memaliaj.
“Me Ylli Baka…edhe pak ditë dhe “Miniera e floririt” është gati… Këngë për vendlindjen tonë Memaliaj. Ju uroj një muaj të mbarë për të gjithë! Shëndeti mbi gjithçka!”,- është shprehur Llakaj.