Në intervistën e tyre për “Rudina” në Tv Klan, Klea Huta dhe Florian Binaj i janë përgjigjur edhe pyetjeve për çmenduritë e fansave. Emrat e aktorëve janë ‘gdhendur’ në trupat e tyre në formë dedikimi apo autografi.
Klea Huta: Për mua ka bërë tatuazh në trupin e vet emrin tim.
Rudina Magjistari: Një adhurues?
Klea Huta: Po.
Rudina Magjistari: E ka akoma?
Klea Huta: E ka. Është gocë.
Florian Binaj: Ndërsa unë e kisha nga ato bojërat që fshihen prapë. Ngriti bluzen dhe më tha “ma bëj autografin”.
Rudina Magjistari: Dhe kur bëri dush…
Florian Binaj: Nuk e di a është larë.