Vendi i tyre është në rrezik. Dhjetëra të rinj adoleshentë në Ukrainë kanë dalë vullnetarë për t’iu bashkuar luftës kundër pushtuesve.
Gazetarët e BBC i kanë takuar nga afër këta të rinj.
Ata kanë thënë para kamerave se kanë një ndjenjë të madhe emocioni e patriotizmi, e ishin të gatshëm për t’u future në luftë.
Aty ishin edhe disa burra të moshuar, të cilët dukeshin më të shqetësuar se 18 dhe 19-vjeçarët. Adoleshentët dukeshin si studentë të nisur për një udhëtim kampingu, me përjashtim të atyre që mbanin pushkë sulmi.
Ata thanë se do të bënin vetëm tre ditë stërvitje, por ata tashmë dinin se si të gjuanin dhe të ruanin armët e tyre. Ata janë shfaqur duke mbajtur blloqe betoni për të krijuar prita, si dhe krahas armëve, kishin edhe kokteje molotovi.