Verë në vjeshtë! “Çmendet” moti, ja sa parashikohet të shkojnë temperaturat ditën e sotme

Ditën e sotme vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga masa ajrore të paqëndrueshme me origjinë jugperëndimore.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak moti parashikohet me kthjellime por edhe alternime vranësirash deri të dendura. Në zonën e veriperëndimit vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet deri mesatar në formën e shtrëngatave dhe stuhive.

Pas orëve të mesditës reshjet e shiut shtrihen gjithashtu edhe në pjesën më të madhe të territorit por me intensitet të ulët e lokalisht shtrëngata.

Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i jugut dhe shpejtësi mesatare 3-8m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore intensive deri në 15-20m/s. Era e fortë do të shoqërohet edhe me dallgëzim të lartë në det të forcës 4 dhe 6 ballë në brigjet e Jonit.

Temperaturat nuk do të pësojnë luhatje të ndjeshme:

në zona malore 10 deri 23 °C

në zona e ulëta 12 deri 28 °C

ë zona bregdetare 14 deri 27 °C./Shqiperiaime.com.al

 

Author: admin