Në pasditen e 8 janarit 2021, Venusi ka hyrë për të mbushur vendin e lënë bosh nga Mërkuri në shenjën e Bricjapit duke u konvertuar në një stil të vepruari të matur dhe rigoroz, një dashurie konkrete që ka gjithmonë në mendje një projekt ose qëllim që synon drejt zemrës, duke qëndruar larg pasioneve të lira të Shigjetarit.
Mbi të gjitha, Venusit nuk i vjen keq të qëndrojë në këtë shenja ku harmonia dhe sensi i masës janë të rëndësishme, ku gjithçka duhet të respektojë një simetri të caktuar, ku asgjë nuk i lihet rastësisë.
Efektet e Venusit në Bricjap
Ndoshta pë Gaforren, Dashin dhe Peshoren, kjo që po ndodh po paraqet një sfidë , një ushtrim, një lloj sforcimi. Të kënaqur nga ky tranzit do të jenë Bricjapi, Demi dhe Virgjëresha që mund të kopensojnë forcën e një Marsi intensiv. Binjakët dhe Luani nuk do t’i japin shumë rëndësi harmonisë, kurse Akrepi dhe Peshqit do të kenë një mundësi interesante të foluri, të treguarit të sjellshëm. Për Shigjetarin dhe Ujorin ky kalim do të ketë efekte neutrale./korrieri.al