Vëllazëria në një tubim të përbashkët, kanë bërë ftesë që më 5 Mars, në zgjedhjet vendore për komunën e Tuzit, të votohet Forumi Shqiptar, si bartës kryesor i interesave të shqiptarëve dhe Malësisë.
Ftesa e Vëllezërve Sinishtaj për ta votuar Forumin Shqiptar, është drejtuar për të gjithë shqiptarët, pa dallim partie, sepse, interesat e Malësisë de Tuzit, i mbron më së miri ky Forum, gjithmonë pranë interesit jetik të shqiptarëve, si bashkim i të gjithë partive dhe organizatave atdhetare në Tuz e Malësi.
Ftesa e Vëllazërisë Sinishtaj:
Vllazëria Sinishtaj 13 Janar 2023, Rochester Hills, Michigan
Të përfaqësuar nga anëtar të të gjitha pjesëve të vllazërisë Sinishtaj, të mbledhur për të diskutuar se si së bashku mund të ndihmojmë që Malësia të mbetet në administrimin e Shqiptarëve, që Malësia të frymoj dhe punoj vetëm shqip, njëzeri deklarojmë:
- Zgjedhjet lokale që organizohen më 5 mars në Komunën e Tuzit janë jetike për mbijetesën e Malësisë si komunë shqiptare dhe ftojmë të gjithë vllazërinë që të bëjnë gjithçka që është e mundur që shqiptarët të mbesin Zot shtëpie në shtëpinë e vetë;
- Vllazëria Sinishtaj deklaron se është kunder çdo perçarje ndërmjet shqiptarëve dhe kërkon dhe mbështet bashkimin e shqiptarëve pa dallime;
- Vllazëria Sinishtaj do kujdeset që të gjithë anëtaret e kësaj vëllazëri që kanë të drejtë vote, si në vendlindje ashtu edhe jashtë saj, që voten e vetë do ta japin vetëm për koalicionin e partive të bashkuara shqiptare, Forumin shqiptar, dhe asnjë votë e kësaj vëllazëri por as e shqiptarëve në Komunën e Tuzit nuk duhet të shkoj për ndonjë grupacion apo parti tjetër;
- Vllazëria Sinishtaj deklaron se deri tani nga SHBA për të marrë pjesë në votime janë lajmëruar:
Vilson Pjetri Sinishtaj
Sander Pashku Sinishtaj
Anton kola Sinishtaj
Viktor Antoni Sinishtaj
Viktor Gjetja sinishtaj
Mark Viktori Sinishtaj
Simon gjetja Sinishtaj
Adrian Simoni Sinishtaj
Simon Gjoni Sinishtaj
Brandon Frani Sinishtaj
Eduard zefi Sinishtaj
Tereze Sinishtaj
Tom Gjoku Sinishtaj
Nicholas Lukë Sinishtaj
Lekë Doda Sinishtaj
Gjon Doda Sinishtaj
Ardian Mirash Sinishtaj
Llesh Marashi Sinishtaj
Rrok Nikolla Sinishtaj
Dhe shumë te tjerë që do kofirmojnë ditet në vijim.