Leonard Koka, vëllai i ish-ministrit të arrestuar Lefter Koka i është përgjigjur ish-kreut të LSI dhe presidentit aktual Ilir Meta, të cilin e fajëson për burgosjen e vëllait.
Pak ditë më parë Meta ka postuar në rrjetet e tij sociale një video teksa recitonte në dëborë për Korçën.
Pikërisht këtë poezi e ka recituar edhe Koka, duke imituar Metën dhe duke theksuar vargun e fundit.
Në një video të postuar në rrjetet sociale, ai shihet teksa lë telefonin në tavolinë dhe nis të recitojë me këmbë e me duar brenda ambienteve të banesës së tij.
“Ta paçim përjetë hua” dëgjohet të theksojë vëllai i ish-ministrit.
Ish-ministri Lefter Koka ka shkembyer shpesh akuza me presidentin dhe gruan e tij, kryetaren e LSI Monika Kryemadhi.
Ish-ministri i Mjedisit, ka rene ne pranga pas nje hetimi te nisur nga SPAK për aferën korruptive të Incineratorëve, denoncuar në publik dhe në SPAK, nga LSI dhe Ilir Meta.
Dhe me sa duket, Nar Koka, dikur mik koke i Ilir Metës, i ka dërguar një mesazh të koduar këtij të fundit, pasi i burgosën të vëllain.
Kujtojmë që Nar Koka është kumbari i darkës së famshme me ngjala të 1 prillit, ku u pajtuan Rama me Metën, të cilët erdhën bashkë në pushtet në 2013, duke mundur Berishën.