Klaudja Leta studentja me origjinë shqiptare që jetonte në Greqi ishte vetëm 21-vjeçe, por fati e deshi që rrugëtimi i saj i jetës të ndalonte deri këtu.
Studentja shembullore dhe me rezultate të larta në Fakultetin e Mjekësisë në Shkollën Ushtarake të Korpusit Oficer në Selanik humbi jetën tragjikisht në aksidentin e frikshëm hekurudhor të ndodhur mesnatën e së martës, ngjarje e cila tronditi gjithë opinionin publik.
Klaudja ka lindur në Larisa, ku ka marrë nënshtetësinë greke. Prindërit e saj drejtojnë një biznes kasapi. Për tre ditët e pushimeve, studentja shkoi në Patra dhe hipi në tren për t’u kthyer në shkollën e saj. Prindërit, të cilët jetojnë në një fshat të Larisës, i kërkuan asaj të kalonte tek shtëpia e tyre që ta takonin.
“Hajde tek ne që të të takojmë, i thanë.
Megjithatë, ajo nuk pranoi pasi i duhej të kthehej sa më shpejt në Selanik. Siç u shpjegoi, donte të pushonte edhe disa orë, për të mësonte.
Por fati kishte plane të tjera. Klaudja kishte dy vëllezër e motra, motrën e saj Xheni dhe Elvisin. Ajo tashmë nuk është më me ta dhe u është bashkuar ëngjëjve të tjerë në qiell që aksidenti hekurudhor u mori jetën pabesisht.