Vdekja e 3 fëmijëve në spitalin grek, zbulim shokues: Dikush ndërhyri në pajisjet shëndetësore

Opinioni publik në Greqi u trondit sot pasi u mësua për herë të parë se në rastin e vdekjes së fëmijës së tretë të familjes nga Patra, dikush ka ndërhyrë në pajisjet shëndetësore në spital.

Siç citon noa.al, tv Mega Channel zbardhi në bashkëpunim me gazetat To Vima dhe Ta Nea, se Georginës së vogël në spital, i ishin vendosur pajisje për regjistrime online të defibrilatorit dhe stimulues kardiak , për të kontrolluar nëse ajo kishte aritmi të zemrës.

E mitura pësoi ndalim zemre dhe kur mjekët e infermierët shkuan në dhomën e saj nuk gjetën veç nënës asnjë mjek ose infermier.

Këto regjistrime nuk treguan probleme, ndërsa stimuluesi kardiak i instaluar nuk u aktivizua. Por u konstatua se stimuluesi kardiak ishte aktivizuar për disa sekonda para se vajza të linte frymën e fundit në Aglaia Kyriakou.

Sipas mjekëve, vajza ka zhvilluar bradikardi pas kolapsit të miokardit. Dëmi ishte i tillë sa mjekët thonë se nuk mund të shkaktohet nga shkaqe patologjike por vetëm nga ndërhyrje e jashtme, duke lënë dy mundësi të qarta dhe dramatike.

Ky zbulim do të merret parasysh nga autoritetet hetimore pasi është një element vendimtar që mund të shpjegojë vdekjen e vajzës.

Author: morevesh