Vazhdon spektakli i Ligës së Kampionëve: Vëmendja te derbi, Real Madrid – PSG

Liga e Kampionëve do të vazhdojë edhe sot (e mërkurë) me dy takime mjaft interesante në kuadër të 1/8 së finales.

Mbrëmë, Liverpooli triumfoi ndaj Interit me rezultat të përgjithshëm 2-1, ndërsa Bayern Munich shkatërroi Red Bull Salzburgun me rezultatin nga të dyja ndeshjet që ishte 8-2, për të siguruar që të dy gjigantët kalimin në çerekfinale.

Sonte, nga ora 21:00, Real Madridi është nikoqir i Paris Saint-Germain dhe do të synojë të përmbysë rezultatin 1-0 nga përballja në Parkun e Princave.

Los Blancos luajnë në Santiago Bernabeu dhe e dinë se sa e vështirë do të jetë që sonte t’i bëjnë ballë një sulmi të frikshëm të parisienëve.

Në anën tjetër, në po këtë orar – Manchester City e pret Sporting Lisbonën në ‘Etihad Stadium’.

Citizens mund të thuhet se janë të kualifikuar në çerekfinale, pasi rezultati nga ndeshja e parë është 5-0. /Telegrafi/

Author: morevesh