‘Vazhdo ti se mund të iki nëse nominohem me Oltën’! Kiara bisedon me Luizin ai ia kthen: ‘Oltën e shklyem bashkë. O të dy, ose asnjëri në këtë shtëpi’!

Luiz Ejlli edhe njëherë përsëriti faktin që nëse del Kiara Tito, do dalë edhe ai. Teksa po bisedonin në suitë, këngëtari i tha moderatores se ose ata të dy do shkojnë bashkë në finale, ose nuk do shkojë asnjëri prej tyre.

Ai shpesh herë e ka përsëritur këtë gjë, duke thënë se loja e tij nuk do kishte kuptim pa Kiarën brenda në shtëpi.

Në fakt, kjo e fundit pak ditë më parë, duke biseduar me Oltën dhe Armaldon tha se nëse Luizi del nga shtëpia, ajo do vazhdojë lojën dhe nuk ka pse del.

Gjatë qëndrimit të tyre në suitë, nuk munguan bisedat për lojën. Edhe pse ishin për dy net vetëm dhe u mendua se do flisnin vetëm për njëri-tjetrin dhe do shkëpusnin vëmendjen nga pjesa tjetër e banorëve, në fakt nuk ndodhi kështu.

 

Author: morevesh