Kryedemokrati Lulzim Basha ka sulmuar nga Durrësi ish-kreun e Bashkisë Durrës, Vangjush Dako, për të cilin tha se duhej të ishte në burg dhe jo të caktonte sot kandidatët për kryetar bashkie.
Nga ana tjetër, ai foli dhe për projektin e Portit të ri të Durrësit, për të cilin tha se Rama nuk ka për qëllim zhvillimin e qytetit por pasurimin e tij.
Fjala e Bashës
Vangjush Dako me shokë të mos caktojnë kandidatët për kryetar bashkie por të shkojnë pas hekurave. Prandaj duam vetingun e politikanëve. Vetëm 3 persona nuk e duan vetingun e politikanëve. Ccështja e Portit të Durrësit është një tjetër provë korrupsioni për Edi Ramën. Nëse t’i ke për qëllim të pasurosh qytetarët e Durrësi, nuk i kalon ligjet natën. Nuk sjell këtu në prag të zgjedhjeve një shirit. Por del para durrsakëve, shpalos planin dhe tregon ccfarë leverdish ka. Tregon ccfarë do ndodhë me popullin. Sa premton të punësosh. Ccfarë përgjegjësie merr nëse nuk e bën.
Nuk sjell këtu në prag të zgjedhjeve një sheik, që na e nxjerr herë për Krishtlindje dhe herë për Ramazan, por del dhe shpalos planin dhe si do të veprohet me pronat publike dhe private. Por ky njeri nuk mund të jetë Edi Rama, që premtoi 300 mijë vende pune dhe çoi 500 mijë në azil.
Kjo është arsyeja pse PD dhe unë që jo vetëm kemi qenë kundër, por jemi dhe do të jemi kundër, do të hedhim të gjitha ligjorë, që i ashtuquajturi projekti i portit të Durrësit, që është fantazmë, që të mos bëjë asnjë milimetër përpara. Zhvillimi nuk mund të bëhet pas kulisave dhe në kurriz të pronarëve të tokave që meritojnë të kenë pjesën e tyre në cdo zhvillim, në cdo qytet, jo vetëm në Durrës, por kudo.
Mbi padrejtësitë nuk mund të ngrihet as mrekullia që premton Rama. Le ta dëgjojë edhe njëherë se do të na kenë përballë bashkë me demokratët durrsakë për këtë projekt mafioz dhe nuk do të lejojmë tjetërsimin e pronës që u takon durrsakëve dhe po kështu nuk do të lejojmë që oligarkët mes trekëndëshit të Bermudës të vazhdojnë të ushqejnë Foltoren natën dhe Edi Ramën ditën.