Vaksina anti-Covid/ Rusia miraton dozën edhe për të moshuarit

Ditën e sotme, Ministria e Shëndetësisë e Rusisë miratoi vaksinën kundër sëmundjes COVID-19, për përdorim te personat mbi 60 vjeç.

Të shtunën, ministri Mikhail Murashko, tha se vaksina ruse, ‘Sputnik’, tani është aprovuar për të gjithë personat mbi 18 vjeç.

LEXO EDHE:
Tragjedi në ditën e Krishtlindjes/ Pesë anëtarët e një familje u gjetën të vrarë brenda në shtëpi
Më herët, njerëzit e moshuar kanë qenë të përjashtuar nga programi i vaksinimit masiv në Rusi.

Murashko tha se provat tani kanë demonstruar se vaksina është e sigurt edhe për këtë grup.

Ai shtoi se të moshuarit do të përfshihen menjëherë në programin e vaksinimit.

Sipas shifrave zyrtare të Qeverisë ruse, ky vend ka konfirmuar afro 3 milionë njerëz të infektuar me koronavirus, që nga fillimi i pandemisë në muajin mars.

Prej tyre, mbi 53,000 pacientë kanë vdekur.

Author: admin