Emri që po përflitet në faqet rozë se do të bëhet pjesë e Big Brother VIP është Meridian Ramçaj. Ai ka qenë pjesë e edicionit të 7 të këtij formati dhe që prej atëherë është bërë pjesë e jetës publike.
Gjatë këtyre viteve Meridiani është angazhuar në politikë teksa shpesh e kemi parë në emisione të ndryshme televizive, mund të përmendim këtu “Përputhen”, ku ka qenë si opinionist.
Ndërkohë, Meridiani ka qenë një nga personazhet e përfolur se do bëhej pjesë e “Big Brother VIP” para se reality-shoë të niste.
Deri tani ai nuk është bërë pjesë e tij, por së fundmi ka ngritur sërish dyshime se do bëhet pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
Meridiani ka postuar në “Instastory” foton e një televizori duke shkruar “1,2,3…Prova”.
Televizori në foton e postuar prej tij është i vjetër, ashtu si televizori që ndodhet në dhomën e dënimeve në shtëpinë “Big Brother”. Mbetet për tu parë nëse të premten do të bëhet pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri.