Modelja Juliana Nura ka zhvilluar një bisedë interesante me disa nga banorët.
Kanë qenë Artani dhe Vedati, ata të cilët e kanë ngacmuar bukuroshen drenicase, duke i thënë se ka shumë shpenzime si person dhe se burri i saj do të duhet t’i blejë çanta të shtrenjta. “Çantat i blej vet, najsend ma shumë, ndonjë investim: ndonjë banesë apo diçka të tillë”, ka thënë Xhuli.
Më pas e njëjta i ka thënë Vedatit se vajzat e reja janë ato që kërkojnë çanta, ndërsa vajzat e mençura sipas saj mendojnë më larg – te investimet. “Vajzat e reja dëshirojnë çanta, të mençurat duan investime, o Vedat”, ka thënë mes të tjerash Xhuli.
Xhuli përndryshe ishte një nga personazhet më të përfolur në mbrëmjen e së premtes kjo ngaqë i dha fund lidhjes me Atdheun.