Përveç “Përputhen” në TCH, ku djem e vajza shkojnë për të gjetur njeriun e jetës, edhe Klan ka një shfaqje të tillë me emrin “Love Store”, ku djemtë kërkojnë grua, ndërsa vajzat burrë.
Dea Vieri është një prej tyre.
Vajza nga Skrapari, e cila punon si stjuardesë, ka shkuar aty të gjejë burrë.
Dhe e ëma e mbështet publikisht, ndërsa i ka dërguar një mesazh televiziv.
“Kur më the se do të merrje pjesë në “Love Story” me thënë të drejtën, sa u frikësova, aq edhe u gëzova njëkohësisht duke e ditur mentalitetin në Shqipëri.
Kështu që dua të të them që mos ndrysho për askënd dhe vazhdo rrugëtimin tënd. Ji vetvetja! Ata që komentojnë në fakt duhet të shqetësohen më tepër për ata djem dhe vajza që ndryshe janë dhe ndryshe sillen. Shpresoj me gjithë zemër që të gjesh dashurinë.
Ti e di shumë mirë që je bekimi jonë, krenaria jonë dhe ne të duam shumë. Të mbështesim pafund në rrugëtimin tend”, i shkruan mamaja, Deas.