Vajza e Sabianit, tani edhe këngëtare? Kejsi: I lexoja, më mërzitën. Ç’po ndodh me zemrën?

Keisi Medini ishte e pranishme në “Abc e Pasdites” me moderatorin Ermal Peçi ku foli për këngën e saj më të re “Criminal. Ajo tregoi se bashkëpunimi me Artixn erdhi shumë natyrshëm teksa ai ishte në studion e babait të saj për një këngë të tijën, ata vendosën për një duet.

Vajza e këngëtarit të mirënjohur, Sabiani, theksoi se është paragjykuar për faktin se është bjonde apo se është marrë vetëm me fotoshooting, por muzikën ajo e kishte pëlqyer që fëmijë. “Po normale, këtë punë kanë njerëzit. Por mua më pëlqen ti them vetes “kështu jam çfarë të bëj””, iu përgjigj ajo pyetjes së Ermali nëse ishte paragjykuar ndonjëherë se ishte bjonde. Keisi tregoi se ka pasur mbështetjen e shumë artistëve dhe iu është shumë mirënjohëse, dhe se ka marrë shumë mesazhe në Instagram.

“Unë muzikë dua të bëj se e kam dhe talent. Njerëzit nuk janë mësuar akoma po unë do tja ngulis në mendje se jam këngëtare. Nuk kanë patur faj se unë gjithmonë duke bërë foto, fotoshooting, foto provokuese dhe normalisht njerëzit me atë frymë do mësohen, do thonë kjo është fotomodele. Tani do ti mësoj që këndoj”, tha ajo. Ndër të tjera shtoi se me fotot nuk mund të bëj më shumë se sa ka bërë, në disa foto të hershme ka provokuar më shumë ndërsa tani jo më.

Teksa Ermali po lexonte komentet e bëra në këngën e saj në youtube njëri nga ndjekësit e pyeste nëse ishte single, ajo pohoi se po ishte vetëm. Gjatë invtervistës “ Të të bëj për vete…” Ermali e pyet nëse është kusht që partneri I saj të jetë shok me Sabianin dhe të dijë këngët e saj. Keisi thotë po sepse babain e ka shok, mik dhe gjithashtu partneri duhet të dijë këngët e saj. /abcnews.al

Author: admin