Vajza e Bill dhe Melinda Gates reagon për herë të parë pas lajmit për ndarjen e prindërve të saj

Bill Gates, bashkëthemelues dhe ish-CEO i Microsoft, njoftoi të hënën se ai dhe bashkëshortja e tij, Melinda Gates, po ndahen pas 27 vitesh martesë.

Pas këtij lajmi të bujshëm, ka reaguar për herë të parë edhe vajza 25-vjeçare e tyre, Jennifer Gates, raporton “New York Post”.

“Unë jam ende duke mësuar se si të mbështes procesin dhe emocionet e mia, si dhe anëtarët e familjes time në këtë kohë. Unë personalisht nuk do të komentoj më tej për asgjë rreth ndarjes, por ju lutem ta dini që fjalët tuaja të mira dhe mbështetja do të thonë kaq shumë për mua.

Faleminderit që kuptuat dëshirën tonë për privatësi teksa lundrojmë në fazat e ardhshme të jetëve tona”, shkroi ndër të tjera ajo në një postim në Instastory.

Jennifer është fëmija më i madh i çiftit. Ajo ka një vëlla, Rory, 22 vjeç dhe motrën 19-vjeçare, Phoebe.

Bill dhe Melinda Gates u takuan në “Microsoft”. Ajo ka qenë menaxhere e marketingut në kompaninë e programeve kompjuterike. Të dy u martuan në Hawaii në 1994.

Who Is Jennifer Gates' New Fiancé Nayel Nassar? | PEOPLE.com

Jennifer Gates and her Egyptian fiancé Nayel Nassar share engagement party  pictures - Esquire Middle East

Jennifer Gates posts pictures of Nayel Nassar with her family

Who is Bill Gates' daughter Jennifer Gates: career, life, education | Bill  gates daughter, Bill gates, Jennifer

Jennifer Gates On Her Parents Bill And Melinda Gates Divorce

 

Author: admin