Georgina Rodríguez është një adhuruese e modës dhe markave luksoze. Një hobi që duket se po rrënjoset te më të voglat e shtëpisë. E fundit që e ka treguar këtë ka qenë Alana Martina, më e madhja e vajzave të saj me Cristiano Ronaldon.
Vogëlushja ka bërë bujë në tërësi duke veshur rroba të modës dhe aspak të lira. Përgjegjës për ndarjen e imazhit ka qenë firma “Duzama”, e krijuar nga Erika Choperena, bashkëshortja e Griezmann, lojtarit të Atlético Madridit.
Vajza e Georgina ka veshur një fustan të kësaj marke, të quajtur ‘Paris’. Sidoqoftë, gjëja më e mirë nuk është fustani, por aksesorët. Këpucëve ‘Adidas Stan Smith’ që vogëlushja mbath i bashkon një çantë gati 2 mijë euro nga butiku ‘Yves Saint-Laurent’ në ngjyrë jeshile, që është trendi i këtij sezoni.
Alana Martina tashmë mund të konsiderohet një influencuese vetëm në moshën 5-vjeçare. Megjithatë, luan kundër saj fakti që rrobat e veshura nga vajza e Georgina nuk janë brenda mundësive të të gjithë xhepave.
Sigurisht, e mira për të është se, nëse i pëlqejnë këto lloj çantash, mund të huazojë një numër të madh të tyre nga e ëma. Njësoj siç thoshte slogani i sezonit të parë të reality show-t të saj në Netflix: “Përpara shisja çanta në një dyqan të Madridit, tani i koleksionoj ato”.