Ushtria ruse bombardon fshatrat shqiptare në Ukrainë

Fshatrat shqiptare në Ukrainë nën breshërinë e bombave ruse.

Burime për Noa.al informojnë se pasditen e sotme janë bombarduar fshatrat shqiptare rreth Odeses në Ukrainë.

Të njëjtat burime shprehen se qindra banorë të këtyre fshatrave kanë braktisur shtëpitë e po largohen për të shpëtuar.

Pushtimi rus ka bërë që mjaft prej shqiptarëve të Odesës të largohen në drejtim të Polonisë dhe Rumanisë.

Mësohet se shumë shqiptarë të këtyre fshatrave i janë bashkuar rezistencës dhe po luftojnë kundër pushtimit rus.

Author: morevesh