Në kohë lufte duket se gjithçka tolerohet. Atdheu mbi të gjitha!
Ukraina po liron njerëz të rrezikshëm nga burgu për t’i dërguar në luftë. Burime informojnë se nga bugu mund të lirohen persona të dënuar për vrasje e krime të tmerrshme.
Lajmi është konfirmuar nga një zyrtar në zyrën e prokurorit të përgjithshëm të Ukrainës. Të dënuarve u është lejuar që të zgjedhin gjithashtu edhe ekipin e tyre nga të burgosur të tjerë.
Nga burgu mund të lirohen:
– ish-komandanti i batalionit ukrainas “Tornado” i shpërbërë në 2015, Ruslan Onishchenko, i njohur për mizori dhe vrasje të shumta në Donbass;
– Serhiy Torbin, i dënuar në Ukrainë për organizimin e një sulmi ndaj aktivistes Kherson, Kateryna Handziuk (në vitin 2018 ai e dogji me acid, disa muaj më vonë gruaja vdiq), Torbin i është thënë të zgjedhë dhe një duzinë me njerëz të tjerë nga të dënuarit në mënyrë që t’i ketë në ekip për luftë.
– ish-ushtarak i brigadës së 72-të të mekanizuar Dmitry Balabukh, i dënuar për vrasje.
– ish-zëvendës i Verkhovna Rada Semyon Semenchenko.