Ushqimi për festat e fundvitit, mjekja jep këshilla: “Mos neglizhoni këto simptoma”

Tundimit për të provuar gjithçka nga ushqimet që përgatiten për festat e fundvitit është e vështirë t’i rezistosh. Konsumimi i tepërt i yndyrave dhe ëmbëlsirave sjell pasoja më të mëdha te personat që vuajnë nga patologji të zorrës së trashë si hemorroide, fisura anale dhe gurët në tëmth.

 

Mjekja kirurge Erjona Sinani jep disa këshilla në këto prag festash.

 

“Duke e ditur që këto festa janë shumë afër dua që të jem pranë jush me disa këshilla shumë të rëndiësishme. Shumë prej nesh në këto ditë festash vazhdojnë me tavolina të zgjeruara, të pasura më shumë yndyrna dhe ëmbëlsira. Por shumica e problemevetë lidhura me gurët në tëmth dhe hemorroidet janë bashkëshoqëruese të këtyre darkave dhe drekave të ngarkuara. Do t’ju sugjeroja që të shtonit takimet me të afëmrit tuaj, por pa e prishur ekuilibrin e dietave. Duke qernë se orët e gjatatë trafikut në vizitat që ju bëni do t’ju shtojnë problemet me hemoroidet përpiquni të aktivizoheni dhe të dilni shëtitje pavarësisht temperaturave të ulëta që janë dhe të konsumoni sa më pak alkool.”

 

 

Mjekja sqaron se dhimbjet që nisin në zonën e stomakut nuk duhen neglizhuar.

 

“Të gjitha këto këshilla vlejnë për pacientët që kanë dijeni për problemet, por nëse ka pacientë, qytetarë të cilët nuk kanë dijeni për problemin e tyre, gjatë konsumimit të vakteve të rënda, dhimbjet tipike që fillojnë në zonën e stomakut dhe që përhapen në shpatullën e djathtë, janë shenjat kryesore të një dhimbje që lidhet me gurët në tëmth, për të cilët ata mund të mos kenë dijeni tani, por për këtë dhimbje duhet të paraqiten menjëherë në spital.”

 

E rëndësishme është që në dietë të përfshini sallatat, fibrat dhe të konsumoni sa më shumë ujë./abc news

Author: morevesh