Gazetari Artan Hoxha ka publikuar ditën e sotme deshifrimin e një audio-përgjimi të 21 janarit, kur u vranë 4 protestues në bulevard.
Hoxha tregoi se në audio regjistrim është komunikimi nëpërmjet ish-kreut të Gardës së Republikës, Ndrea Prendi me vartësit e tij.
Ai theksoi në një intervistë me Thimi Samarxhiun se audio-regjistrimi dëshmon që vrasjet janë bërë me urdhër, ndërsa e cilëson si një mundësi për drejtësinë që të ndëshkojë autorët e 21 janarit.
“Më është dashur shumë kohë për ta siguruar këtë material. Kjo video është një regjistrim audio që tregon kush është njeriu që jep urdhrat dhe që bën koordinimin. Në momentin kur u kërkuan prova për të provuar se vrasjet u bënë me urdhra, të gjitha këto u fshinë nuk lanë asnjë urdhër. Vetëm për të fshehur këtë gjë, që vrasjet u bënë me urdhër”, deklaroi gazetari.