Kryeministri i Indisë, Narendra Modi dhe Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, kanë qenë protagonistë të një momenti të sikletshëm, teksa u takuan së bashku në konferencën e klimës që po mbahet në Glasgoë të Skocisë.
Kryeministri indian në shenjë respekti të madh për Guterres, iu afrua për ta përshëndetur, por ai moment paska i vuri në siklet që të dy, e këtë moment e kanë kapur kamerat e televizioneve.
Nga kënde të ndryshme dukej sikur kryeministri Modi dhe Guterres do të “putheshin”, e kjo bëri që Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së të qëndrojë paksa më i tërhequr.
Mjaftoi ky moment që pamjet për pak minuta të bëhen virale dhe të jetë temë diskutimi nëpër rrjetet sociale. Pranë tyre u afrua më pas dhe Johnson, dhe situata u tejkalua me disa minuta disi të sikletshme për të dy.