‘Unë s’e dua Efin në finale’!/ Kriset miqësia Efi-Luiz?

Janë rikthyer në shtëpinë e “Big Brother VIP2” 4 ish-banorë. Efi Dhedhes, Kiara Tito, Bledi Mane dhe Ronaldo Sharka u bënë edhe njëherë pjesë e reality show-t.

Por për këta banorë ka disa rregulla, ku vetëm njëri prej tyre mund të shkojë në finalen e madhe që do të mbahet më 6 maj.

Ky kusht ka bërë që situatat dhe raportet në shtëpi të ndryshojnë. Luiz Ejlli është i vendosur që të marrë partneren e tij, Kiara Titon.

Madje ai ka nisur që të bëjë plane menjëherë se si të eliminojë banorët e tjerë.

“Efin mos e harro. Avantazhi më duhet për Dean se unë dua Kiarën në finale, jo Efin”, ka thënë këngëtari i njohur gjatë një bisede me banorët.

Author: morevesh