Paul dhe unë ishim miq për 16 vjet para se të kuptonim që ishim të dashuruar. Pas kësaj na mori vetëm një javë kohë të linim partnerët respektivë.
Prit, nuk është kaq e thjeshtë sa duket, ndaj më lejoni të shpjegohem.
Së pari ne nuk ishim miq në kuptimin tradicional të fjalës. Ne të vërtetë mezi e njihnim njëri-tjetrin. E gjithë miqësia jonë kufizohej në një kasolle hambari ku të dy punonim njëherë në vit, për një festival 2-3 ditor gjatë verës. Të dy punonim si bletë punëtore.
Pastaj ishte një ditë, një moment gjatë punës kur ndeshëm shikimet dhe patëm një prekje. Më shkoi menjëherë në kokë një mendim: Po sikur të ishte Paul burri i jetës sime dhe jo partneri me të cilin përpiqesha çdo ditë që të funksiononte? Më trembi ky mendim. Ishte një zbulim shkatërrues.
Asnjëri nga ne nuk ishte i lumtur në lidhjen e tij, por ai kishte fëmijë.
Pak ditë më vonë gruaja e tij dhe fëmijët shkuan për pushime tek gjyshërit kështu ai përfitoi për të më ftuar për drekë, diku afër shtëpisë së tij. Kjo ishte hera e parë që e takonim njëri-tjetrin jashtë panairit. Ishinm të dy në periudha kritike të jetës. Unë gati të botoja librin tim të ri, kurse ai në nisje të një biznesi.
Pasi fjetëm bashkë herën e parë e kuptuam që s`mund t`i gënjenim partnerët. Ata nuk e meritonin, as ne s’do donim të ishim të gënjyer kështu që unë shkova në shtëpi, bëra një valixhe gati, i bëra burrit një mesazh, se ballë për ballë nuk guxoja dhe ika tek disa miqtë e mi.
Gjysmë ore më vonë më erdhi një mesazh i paparashikueshëm nga burri që thoshte se nuk kishte më kuptim. Më lehtësoi. Ishte diçka që duhej ta kishim bërë kohë më parë.
Kurse ai e pati pak më të vështirë. Kur gruaja u kthye nga pushimet foli me të. Ajo iu lut të mos i tregonin fëmijëve me shpresën në një rikthim. Foli vetë me ta dhe e shoqja i humbi shpresat.
Pastaj mbi ne ra një valë reagimesh dhe paragjykimesh. Njerëz të ndryshëm që as nuk ia kishin idenë sa kishim vuajtur në martesat tona na gjykuan. Disa na thanë se ishim se ishim të dënuar për të qenë të mjeruar, se martesa jonë e re nuk do fuksiononte meqë po e ngrinim lumturinë mbi dhimbjen e të tjerëve.
Jetuam nëpër miq për katër javë pastaj u stabilizuam. Të jem e sinqertë kishim vështirësi, mes punëve, gjyqeve dhe kohës që duhet t`i kushtonim fëmijëve të tij, por ishim të lumtur.
Në fund kuptova që dashuria veçanërisht ajo e jetës së vonë lë hapësirë për përshtatje, për mirëkuptim dhe barazi, diçka që nuk mund të ekzistojnë në marrëdhëniet e krijuara herët ndërtuar mbi epshin.
*Artikulli i Huffington Post u përshtat në shqip nga Fabjola Hije