Ditën e djeshme ishte Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve me sindromën Doën, për këtë arsye, Top Channel vendosi që disa fëmijë të hynin në shtëpinë e “Big Brother VIP”.
Një nga këta fëmijë ishte dhe Roxhersa, e cila sot ishte e ftuar në emisionin “Shqipëria LIVE”, për të folur për këtë eksperiencë. Roxhersa deklaroi se ishte ndjerë shumi mirë brenda shtëpisë, dhe se banorët e saj të preferuar janë Luizi dhe Kiara.
“Banorët e mi të preferuar janë Luizi dhe Kiara. Dua që ta fitojë Kiara sepse është shumë e bukur. Ata ishin shumë të mirë, ne ndjenim aty, luajtëm. Ishte ndjerë shumë mirë, shumë të dashur me banorët, të mikpritur. Këta janë fëmijë që e dallojnë kur personat janë të sinqertë ndaj tyre. Nuk kam inat asnjë nga banorët.”- tha Roxhersa.