Dalina Buzi ka qenë e ftuar “Në Kurthin e Piter Pan”. Gjatë prezantimit të saj, Alketa Vejsiu tha se ka pasur dikur një episod të pakëndshëm mes tyre, të cilin e cilësoi si “konkurrencë mediatike”. Ajo theksoi se ishte një telefonatë e thjeshtë që solli mirëkuptimin mes dy vajzave.
Alketa Vejsiu: Kam pasur një episod të pakëndshëm dikur, një konkurrencë mediatike ta quajmë i cili duke kaluar koha, dhe ne duke u maturuar si vajza edhe si profesioniste kuptuam që shembulli më i mirë që mund të japim dy gra, që drejtojmë dy media. Dy media digjitale që në funksion të grave sjellin harmoninë, mirëkuptimin, vlerësimin reciprok, admirimin e njëra-tjetrës. Edhe ja dolëm, me një telefonatë të thjeshtë në një kontekst jo shumë të zakonshëm, por që kam pasur gjithmonë shumë admirim për punën e saj dhe jam shumë e kënaqur që edhe kam ndarë një pjesë të kohës time si prezantuese me të. Ajo ka qenë skenariste e disa prej programeve që kam drejtuar dikur, sot do t’jetë e ftuar këtu para jush për t’ju dhënë disa leksione të mira gazetarie.
Dalina Buzi: Unë dhe Alketa kemi patur një incident bashkë dhe patëm përplasje në telefon. Ka qenë një moment kur u duk sikur u fik gjithçka. Ne kemi punuar bashkë, unë kam qenë skenariste, ndërkohë që periudha që ne patëm një përplasje ishte kur ne po zbulonim veten. Alketa më ka marrë në telefon dhe kuptova që keqkuptimet shkatërrojnë botën. Ajo që bëri Alketa që e vlerësova shumë është fakti që më mori në telefon dhe kur unë ia mbylla, gjeti një numër tjetër dhe më telefonoi sërish dhe tha: “A mund të flasim?” Besoj që kjo është pyetja më e vështirë, së cilës duhet t’i dorëzohesh. E që atëherë, u rregulluan gjërat mes nesh.