Prokurorët federalë në SHBA dyshojnë se Elena Branson, e cila ka themeluar Qendrën Ruse në Nju Jork dhe ndihmoi në organizimin e një fushate “Unë e dua Rusinë “, është agjente e qeverisë ruse, raporton CNN.
Elena Branson u akuzua ditën e kaluar për veprime dhe komplote për të vepruar në mënyrë të paligjshme në SHBA si agjente e qeverisë ruse. Ata e akuzojnë se ajo ka kryer mashtrime me viza dhe për të bërë deklarata të rreme në FBI, sipas një kallëzim penal. Në një ankesë të bërë ndaj saj thuhet Branson iku në Rusi në vitin 2020. Prokurorët pretendojnë se ajo ka koordinuar takimet për zyrtarët rusë për të lobuar zyrtarët politikë dhe biznesmenët e SHBA-së dhe ka drejtuar organizata për të promovuar publikisht politikat e qeverisë ruse.
Branson nuk ka dhënë asnjë deklaratë lidhur me akuzat.