“Unë dua të shtrihem, ti do diell”, Olta debaton me Kiarën: Je egoiste!

Loja e fundit, ku banorët e Big Brother janë ndarë në dy grupe dhe janë lidhur me litar ka sjellë debate.

Së fundimi ka qenë Olta ajo e cila ka debatuar me Kiarën, pasi nuk po gjenin dakordësi nëse duhej të shtriheshin apo të dilnin në oborr.




Duke qenë se banorët nuk mund të zgjidhen nga litari pasi humbasin lojën, janë të detyruar që të bëjnë të njëjtat veprime.

Pjesë nga debati:

Olta: Shumë mirë u çuam, nuk ka problem fare. Unë dua të shtrihem, ti do të shkosh te dielli.

Kiara: Nëse shumica voton për shtrirje, shtrihemi.

Olta: Tani kjo është egoiste, unë dua të fle, ti thua dua të shikoj diellin.

Kiara: Unë nuk jam egoiste.

Olta: Dielli është i gjatë.

Kiara: Nëse shumica voton që ne të shtrihemi tani unë shtrihem. Kjo është idea e këtij grupi, unë nuk të lë ty pa gjumë.

Author: morevesh