Fjala e zbukuruar për Elizabeth është “metamour”, por unë preferoj “motra grua” ose “e dashura e burrit tim”. Burri im filloi të dilte me të rreth një vit më parë dhe që atëherë ajo është bërë një nga shoqet e mia më të mira. Unë zakonisht nuk kam përjetuar lidhje të mbyllura, përgjithësisht kam qenë në marrëdhënie të hapura . Kur takova bashkëshortin tim tetë vjet më parë, ai e kuptoi që nuk ndihesha mirë me monogaminë afatgjatë.
Ne u martuam rreth gjashtë muaj pas takimit, kryesisht për qëllime të sigurimit shëndetësor. Burri im ishte një baba i vetëm me tre fëmijë dhe ndërsa ne përshtatemi mirë. Në fillim të martesës sonë, ndërsa po kuptonim statusin tonë të ri dhe po mësohesha papritur të isha prind, vendosëm të përqendroheshim në familjen që po ndërtonim. Kështu që ne ramë dakord të ishim monogamë për momentin, por me mirëkuptimin që po krijonim bazat për një marrëdhënie të hapur në planin afatgjatë.
Kaluan disa kohë dhe nuk kishin energji të lidheshim me dikë tjetër. Edhe pse paraprakisht kishim vendosur që t`i shikonim dhe vlerësonim bashkë rastet që do na dilnin përpara.
Disa vite më pas lindëm bashkë një fëmijë që na i mori ca energji më tepër. Djali u rrit shpejt dhe kështu ishim më të pavaruar. Burri im njohu në Tinder një vit më parë Elizabetën.
Pa na njohur, është e vështirë të na kuptosh. Burri im është shumë i dashur dhe i kujdesshëm, kurse unë në fakt preferoj të kaloj më shumë kohë vetëm. Ne e duam shumë njëri-tjetrin dhe kemi shumë të përbashkëta, por si çdo njeri, nuk mund t’i plotësojmë të gjitha nevojat e njëri-tjetrit. Unë isha vërtet inkurajuese që ai të lidhej me dikë me të cilën ndante interesa të ngjashme, ato interesa që nuk oi ndante me mua.
Fakti që ata ndonjëherë kryejnë marrëdhënie seksuale nuk më duket me të vërtetë i rëndësishëm, pasi nuk ndryshon asgjë në lidhje me marrëdhënien time me të ose mënyrën se si ndihemi për njëri-tjetrin. Disa njerëz nuk do ta kuptojnë këtë, por ne të dy jemi të kënaqur. Dhe jo, unë dhe ajo nuk kemi krijuar një marrëdhënie romantike. Ajo është vetëm e dashura e burrit tim.
E takova Elizabetën si përfundim, por e dija paraprakisht që do ta doja nga ato që më kishte thënë burri im. Gjatë gjithë vitit të kaluar, Elizabeth është bërë një pjesë e familjes tonë dhe unë e konsideroj atë si një motër. Ashtu si burri im dhe unë, ajo është gjithashtu queer (biseksuale) si ne dhe e kupton se kush jemi ne si familje dhe si është jeta jonë. Ia prezantuam edhe fëmijëve.
Elizabeth zakonisht kalon një ose dy netë në shtëpinë tonë çdo javë, në dhomën e miqve, vetëm, pasi ne kemi krijuar disa rregulla që kur fëmijët janë në shtëpi në mënyrë që të mos prishin rutinën e tyre.
Unë me të vërtetë e dua Elizabetën si pjesë të familjes tonë, edhe pse e pranoj ndonjëherë ndiej xhelozi. Ka patjetër raste kur të dy qëndrojnë jashtë dhe unë uroj që të mund të isha me burrin tim, por ato momente janë të pakta. Unë në fakt kam më shumë kohë vetëm për veten dhe për të sesa më parë, sepse tani Elizabeth i mban fëmijët tanë në mënyrë që ne të dy të dalim edhe të largohemi për një fundjavë. Si çdo marrëdhënie e ngushtë, ndonjëherë ka edhe konflikte. Sidomos pasi Elizabeth kalon më shumë kohë në shtëpinë tonë dhe merr një rol të tipit prindëror, ne ndonjëherë i bëjmë gjërat ndryshe. Gjëra si kjo janë mjaft të lehta për t’u zgjidhur. Më e rëndësishmja është që ne të gjithë ndihemi më mirë bashkë.
*Artikulli i Giorno dopo Giorno u përshtat në shqip nga Tiranapost.al