Prej katër ditësh, vendi ynë është përfshirë nga protesta për rritjen e çmimit të karburantit, si dhe të produkteve ushqimore.
Protestave i janë bashkuar dhe qytetarët e Durrrësit, të cilët kërkojnë uljen e çmimeve.
Nga një vëzhgim i bërë nga “DurrëLajm” mbrëmjen e sotme në qytetin bregdetar, çmimi i naftës dhe benzinës në pikat e karburanit ka zbritur në 217 lekë/litër.
Pas një rritje stratosferike, çmimi i naftës ka rënë gjithashtu edhe në bursë.
Ndërkohë ditën e nesërme shoqëria civile ka paralajmëruar protestën e radhës, ndërsa qytetarët bëjne thirrje që protestat të mos ndalojnë deri në vënien nën kontroll të çmimit.