Ukrainë, rrëzohen 6 avionë dhe shkatërrohen katër tanke

Këshilltari i presidentit ukrainas Volodimir Zelensky ka bërë me dije se janë vrarë rreth 50 trupa ushtarakë rusë në Ukrainën Lindore ndërsa ushtria po rimerr kontrollin e qytetit Shchastya.

Pas telefonatave me disa lider botërorë, përfshirë presidentin e SHBA-së Joe Biden, udhëheqësi i Ukrainës bëri thirrje për një mbledhje me zyrtarët e lartë, raporton noa.al duke cituar The Guardian.

Këshilltari i presidentit Mykhailo Podoliak tha se forcat e Ukrainës po luftonin me të gjithë forcën duke larguar trupat ushtarakë rusë në disa zona të vendit. Zyrtarët ukrainas thanë se Rusia po synonte kryesisht infrastrukturën ushtarake dhe aeroportet.

Ukraina gjithashtu pretendoi se kishte rrëzuar gjashtë avionë rusë, një helikopter dhe shkatërroi katër tanke.

Tanket ruse janë tashmë në Kharkiv, qytetin më të madh të Ukrainës bëjnë të ditur mediat ndërkombëtare.

Author: morevesh