Ujori me inteligjentja, Demi ka kemishen e fatit/ Ja 4 shenjat e horoskopit qe kane femrat me te suksesshme

Dashi

Të lindurit në dhjetëditëshin e parë (21 – 31 mars)

Janë shumë impulsivë dhe arrijnë me vështirësi të kontrollojnë instinktet e veta, sepse kanë të gjitha karakteristikat primare të shenjës.

Të lindurit në dhjetëditëshin e dytë (1 – 10 prill)

Kanë dhuntinë e bujarisë, por janë dhe shumë krenarë, sqimatarë dhe ambiciozë, sepse marrin pak nga Luani (shenja e dytë e zjarrit).

Të lindurit në dhjetëditëshin e tretë (11 – 20 prill)

Janë më të ëmbël, më të urtë, më të menduar e reflektivë e respektojnë më shumë mendimin e tjetrit, sepse ndikohen nga Shigjetari që është shenja e tretë e zjarrit. Këta janë dhe më të drejtë, më pasionantë, më sentimentalë, por dhe më të mençur.

Demi

Të lindurit në dhjetëditëshin e parë (21 – 30 prill)

Janë kryesisht egoistë, të ndrojtur dhe shqetësohen për çështjet ekonomike, sepse janë plotësisht nën ndikimin e shenjës së Demit.

Të lindurit në dhjetëditëshin e dytë (1 – 10 maj)

Ndryshe nga të parët janë më me fat, ambiciozë dhe disi dyshues. Kanë edhe disa karakteristika të personave të lindur në shenjën tjetër të tokës që është Virgjëresha.

Të lindurit në dhjetëditëshin e tretë (11 – 20 maj)

Janë më konservatorët, më pesimistët por dhe më të duruarit, sepse përfshihen nën ndikimin e Saturnit të shenjës së Bricjapit që është shenja e fundit e tokës.

Binjakët

Të lindurit në dhjetëditëshin e parë (21 – 31 maj)

Janë xheloz dhe të prirur që të pranojnë më me lehtësi kompromiset.

Të lindurit në dhjetëditëshin e dytë (1 – 10 qershor)

Janë shumë të sipërfaqshëm në dashuri por më të ndjeshëm dhe kërkojnë të jetojnë një lidhje paqësore.

Të lindurit në dhjetëditëshin e tretë (11 – 21 qershor)

Janë shumë dinakë, shumë racionalë (marrin nga Ujori) dhe në dashuri janë të prirur të peshojnë anët pozitive dhe negative duke arritur më në fund në një martesë të kënaqshme, për mendimin e tyre.

Gaforrja

Të lindurit në dhjetëditëshin e parë (21 qershor – 1 korrik)

Në dashuri është tepër i ndikueshëm, i ndjeshëm, i paqëndrueshëm, kapriçioz dhe i paparashikueshëm.

Të lindurit në dhjetëditëshin e dytë (2 – 11 korrik)

Është më i fortë, më i qëndrueshëm, më i vendosur dhe më i ashpër në mënyrën e të shprehurit të dashurisë, sepse është dhe më i pasigurt.

Të lindurit në dhjetëditëshin e tretë (11 – 21 qershor)

Është më i aftë dhe optimist, ka shpirt më luftarak, por i mungon takti. Këta edhe kur e pësojnë mund të mos reagojnë e madje mund të harrojnë.

Luani

Të lindurit në dhjetëditëshin e parë (22 korrik – 1 gusht)

Marrin të gjitha karakteristikat e shenjës.

Të lindurit në dhjetëditëshin e dytë (3 – 12 gusht)

Janë më të ftohtë dhe më të arsyeshëm në dashuri, sepse e ndjejnë ndikimin e Shigjetarit që është shenja pasardhëse e zjarrit.

Të lindurit në dhjetëditëshin e tretë (13 – 22 gusht)

Janë më shumë xhelozë dhe të rrëmbyer, për nga natyra veprojnë me instinkt; janë të fortë dhe të vendosur në dashuri, shquhen si karaktere plot pasion.

Virgjëresha

Të lindurit në dhjetëditëshin e parë (23 gusht – 2 shtator)

Janë të ashpër dhe shumë të pakapshëm ndonëse të aftë për të dhënë dashuri, i gatshëm të merret me aktivitete të vështira. Kanë të gjitha karakteristikat shenjës.

Të lindurit në dhjetëditëshin e dytë (3 – 12 shtator)

Janë më sedërmëdhenj, më arrogantë, më të pasigurt dhe përpara së gjithash vënë punën. Ka prirje të zakonshme shpesh diplomatike dhe marrin pak nga Bricjapi (shenja tjetër e tokës).

Të lindurit në dhjetëditëshin e tretë (13 – 22 shtator)

Janë më tradicionalistë, e respektojnë shumë ligjin dhe rregullat e mirësjelljes. Janë të devotshëm dhe zemërgjerë në dashuri.

Peshorja

Të lindurit në dhjetëditëshin e parë (23 shtator- 2 tetor)

Janë mjaft të matur, të sjellshëm dhe e duan të bukurën. Shpesh janë përtacë dhe elegantë, mund të quhet ndryshe dhe njeriu i politikës është dhe human.

Të lindurit në dhjetëditëshin e dytë (3 – 12 tetor)

Janë më të zgjuar, më të gjithanshëm dhe të papërshkueshëm në idetë e tyre. Janë pak entuziastë dhe përpiqen t’i bëjnë bisht problemeve. Janë më guximtarë, më aktivë dhe të pavarur.

Të lindurit në dhjetëditëshin e tretë (13 – 22 tetor)

Janë më inteligjentë, më të shumanshëm, por mbeten pak sipërfaqësorë. Ju pëlqejnë udhëtimet dhe dallohen për pak përtaci. Njeri i rrezikshëm, shumë i shoqërueshëm dhe artistik.8

Akrepi

Të lindurit në dhjetëditëshin e parë (23 tetor – 1 nëntor)

Janë më agresivë, më të fortë, më pasionalë dhe egoistë (krijues dhe tërheqës)

Të lindurit në dhjetëditëshin e dytë (2 – 11 nëntor)

Janë pak të shoqërueshëm, shumë mosbesues dhe impulsivë, por edhe të aftë për autokontroll. Dashuri për aventura dhe pak oportunizëm. Janë përgjegjës dhe të gatshëm për punë të lodhshme.

Të lindurit në dhjetëditëshin e tretë (12 – 21 nëntor)

Janë shumë të dallueshëm, mendjemëdhenj dhe në sedër të sëmurë. Herë-herë mund të bëhen mbytës në raportin sentimental. Fatin dhe vitalitetin i ka të mirë. Vullneti është i përbashkët tek të gjithë. Është perfekt në jetën seksuale dhe jo rrallë idealist.

Shigjetari

Të lindurit në dhjetëditëshin e parë (22 nëntor – 1 dhjetor)

Janë shumë zemërgjerë në dashuri, madje edhe më të rregullt se normalisht.

Të lindurit në dhjetëditëshin e dytë (2 – 11 dhjetor)

Janë më të vrullshëm dhe më të shpërqendruar në marrëdhëniet shpirtërore. Ata janë zemërbutë, të dashur, por disi të sipërfaqshëm.

Të lindurit në dhjetëditëshin e tretë

(12 – 21 dhjetor)

Janë shumë konformistë ndaj moralit e zakoneve të kohës, i japin rëndësi mendimeve të të tjerëve, janë shumë të tërhequr, por mjaft të rrëmbyer e xhelozë.

Bricjapi

Të lindurit në dhjetëditëshin e parë (22 – 31 dhjetor)

Priren të shkojnë majë më maje me prindërit dhe të jenë shumë pedantë, ata janë të aftë për organizim mund të merret dhe me politikë.

Të lindurit në dhjetëditëshin e dytë (1 – 10 janar)

Janë më shpirtgjerë, më të hapur dhe më të ndjeshëm, ata janë dhe punëtorë të palodhur

Të lindurit në dhjetëditëshin e tretë (11 – 20 janar)

Janë më besnikë të traditës dhe konservatorë. Në dukje janë të hapur në dashuri, por dhe më të shoqërueshëm. Kanë një inteligjencë të veçantë dhe ndjenjën e organizimit janë dhe me imagjinatë.

Ujori

Të lindurit në dhjetëditëshin e parë (21 Janar –30 Janar)

Kanë një temperament shumë të kontrolluar dhe gjithnjë të prirur për të mbajtur qëndrim

shumë të pavarur e të menjëhershëm ndaj ngjarjeve; pëlqejnë në mënyrë të veçantë ndryshimet.

Të lindurit në dhjetëditëshin e dytë (31 Janar – 9 Shkurt)

Janë persona shumë inteligjentë e të ndjeshëm dhe, me siguri, janë origjinalët e kësaj shenje. Veçanërisht e fortë është tek ata ndjenja e lirisë dhe pavarësisë.

Të lindurit në dhjetëditëshin e tretë (10 Shkurt – 19 Shkurt)

Kanë mundësia të mëdha për suksese. Janë zakonisht persona shumë të vendosur dhe me fat, që i alternojnë periudhat e vetmisë me momentet e një dëshire të madhe për shoqëri me të tjerët. Në dashuri kërkojnë edhe një gjendje ekonomike të kënaqshme.

Peshqit

Të lindurit e dhjetëditëshit të parë (19 – 28 Shkurt)

Janë shumë të aftë për të kuptuar të tjerët, të hapur në dashuri dhe të gatshëm për të dhënë këshilla të mençura.

Të lindurit e dhjetëditëshit të dytë (1 – 10 Mars)

Karakterizohen nga një ndjeshmëri më e madhe dhe kanë prirje për t’u mbyllur në vetvete, kanë një shije të hollë.

Zakonisht janë persona magjepsës.

Të lindurit në dhjetëditëshin e tretë (11 – 20 Mars)

Kanë një karakter pak polemizues, të prirur për mosbesnikëri, për të qenë egoistë dhe të pastabilizuar në raportin martesor./asutimes.com

 

 

Author: admin