Autoritetet disiplinore të UEFA-s vendosën të ndëshkojnë ashpër 11 klube, gjashtë prej të cilave u përjashtuan nga Evropa, siç shkruhet në faqen zyrtare të UEFA-s.
Ekipi rumun Cluj dhe kroati Osijek u përjashtuan me kusht nga Evropa për dy vjet, dhe Aris (Greqi), Astana (Kazakistan), Olimpija (Slloveni) dhe Rijeka (Kroaci) për një vit për shkak të problemeve të tyre në lidhje me anën financiare.
Në momentin që do të arrijnë të plotësojnë kërkesat e UEFA-s, atëherë këto ekipe mund të kthehen sërish pjesë e kompeticionit të Europës.