Në Korenë e Veriut pothuajse të gjithë janë të shqetësuar për dobësimin e udhëheqësit suprem Kim Jong Un.
Dik.tatori ka humbur shumë kilogramë në muajt e fundit duke krijuar spekulime se mund të vuajë nga probleme shëndetësore.
“Pamja e gjeneralit (Kim Jong Un) që duket i dobësuar thyen shumë zemrat e njerëzve”, tha një qytetar në një intervistë për televizionin shtetëror.
“Të gjithë po qajnë” shtoi ai. Media ndërkombëtare, shërbimet e inteligjencës dhe ekspertët po monitorojnë nga afër shëndetin e tij.