Avokati i ish Ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, Maks Haxhia, ka qenë i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ku ka folur për vendimin e gjykatës se apelit, për burgosjen e ish ministrit për 3 vite e 4 muaj.
Gazetari Ylli Rakipi, e pyeti avokatin lidhur me një shprehje të tij, pak pas daljes nga gjykata, kur tha se “politikanët duhet të vishen trashë pas këtij vendimi”, deklaratë e cila u interpretua si një paralajmërim për politikanët.
Pjesë nga biseda në studio:
Ylli Rakipi: Ju thatë që politikanët duhet të vishen trashë këtë dimër. Ç’doni të thoni me këtë?
Maks Haxhia: Mesazhi im ishte i qartë. Për sa kohë u zhvillua një proces i tillë që nuk kishte asnjë bazë ligjore dhe u përmbys çdo gjë në mënyrën më të habitshme dhe anti-ligjore, u vendos steka, që do të thotë me këtë bazë, me këtë nivel të të provuari, më ketë akuzë, me këtë periudhë 5 vjeçare që zoti Tahiri qëndroi në dispozicion të drejtësisë, nonsense juridik, atëherë u vendos steka. Cfarë janë mbi këtë, të gjithë do të shkojnë në burg!