“MURGESHAT KATOLIKE QË DREJTONIN NJË SHTËPI FËMIJËSH NË GJERMANI BËNIN ROLIN E TUTORIT, DUKE DËRGUAR DJEM TË VEGJËL TE PRIFTËRINJTË, POLITIKANËT DHE BIZNESMENËT, TË CILËT I PËRDHUNONIN ATA NËPËR FESTA S*KSI”. KJO ËSHTË DËSHMIA E NJË PREJ VIKTIMAVE, I CILI KA FITUAR NË GJYQ TË DREJTËN PËR DËMSHPËRBLIM.
Sipas “Der Spiegel”, 63-vjeçari tregoi me detaje se si murgeshat, në këmbim të parave, e dërgonin që të abuzohej nga priftërinjtë dhe njerëz të fuqishëm që kur ishte 5 vjeç. Ai tha se është përdhunuar mbi 1000 herë gjatë viteve ’60 dhe ’70.
“Murgeshat kryenin rolin e tutorëve për djemtë deri në 14 vjeç. Nëse ata nuk pranonin të shkonin në këto festa s*ksi, i rrihnin me shkopinj ose i përplasnin kokën në mur”, kujton viktima, identiteti i të cilit nuk është zbuluar.
Shtëpia e fëmijës në Speyer të Gjermanisë u mbyll në vitin 2000, pasi u mësua skandali.