“Motra” e pretenduar e 25-vjeçarit, Klodian Rasha, ka reaguar ditën e sotme në lidhje me deklaratën e saj të bërë një ditë më parë në protestë. Ajo është Bukuroshe Haruni, e cila për gazetarët u shpreh se ishte e motra e Klodianit.
Për emisionin “Shqipëria Live”, Haruni tha se e kanë keqkuptuar dhe se ka patur probleme me familjen e saj, pas kësaj deklarate të fortë.
Tha se ishte motra e Klodian Rashës/ Flet e reja: E kanë keqkuptuar,
“E kanë keqkuptuar. E kam si shoqëri, jemi lindur në një lagje. Prandaj kam folur si motra e tij. Nuk di se si e kanë marrë njoftimin njerëzit. Kjo deklaratë më ka hapur probleme me familjarët e mi”, tha ajo.
Bukuroshe tregoi se nuk ka folur me familjarët e Klodian Rashës, por u kërkoi falje publikisht në lidhje me keqkuptimin që është bërë me deklaratën e saj.
Ndërsa e pyetur se pse i ra të fikët, ajo i shpreh se e kanë goditur në bark dhe në shpinë. “Nuk e di se kush më goditi, nuk ua di emrat”, tha ajo./ korrieri.al