U paraqit në SPAK, Roshi refuzon të flasë për gazetarët, mbulon fytyrën me çadër dhe largohet

Sot, ish-kryebashkiaku i Kajavës, Elvis Roshi është paraqitur në SPAK.




Pas më shumë se një ore në ambientet e prokurorisë së Posaçme, ai ka dalë, por ka refuzuar të flasë para mediave.

“Për çfarë u thirrët në SPAK? “ishte pyetja që iu drejtua, por ai refuzoi të përgjigjej, duke mbuluar fytyrën me çadër.

Mësohet se ish-zyrtari ka shpjeguar përpara hetuesve në lidhje me një çështje të çelur për abuzime me tendera në kohën kur ka drejtuar Bashkinë e Kavajës.




Sipas News24,është çelur një hetim për tenderat në kohën kur ai drejtonte këtë bashki. Në kuadër të këtij hetimi të çelur ka dhe të tjerë zyrtarë dhe ish-zyrtarë që po merren në pyetje për të pasur rezultate konkrete.

Roshi është një ish-kryebashkiak kontrovers, pasi ka qenë një ndër zyrtarët që është shkarkuar pas shkak të ligjit të dekriminalizimit.

Author: morevesh