Burrë të moshuar dhe martesë për letra angleze? Ishte ky lajmi që qarkulloi me shpejtësi për këngëtaren Xheisara Frisku duke u thënë se kjo ishte arsyeja pse ajo pasi u martua s’e prezantoi kurrë burrin.
Por këngëtarja ka theksuar se përsa I përket deklaratës së saj se ishte martuar për letra ishte thjesht një deklaratë e bërë me humor.
“Unë nuk është se bëj batuta, thjesht qesh me veten. Se në bazë të gjërave që dëgjoj për vete, si për shembull, thashethemi i martesës… Në fund të fundit mund të them: Po, u martova. Çfarë problemi ka? Nuk duhet të ndërhyjë dikush te kjo.
Zgjohem në mëngjes, dal të pi kafe, komshia më parë pyet për burrin sesa për mua. Këto janë batuta që i lëshoj herë pas herë në bazë të gjërave që dëgjoj. Një ndër gjërat që dëgjova ishte edhe puna e letrave. Bëj autoironi me veten për gjërat e mia personale që dua të jenë private”, ka thënë këngëtarja.