U kthyen në makth për çiftin, kush janë 2 killerat që u arrestuan në Spanjë? Tentuan të vrisnin Preng Palucën në 2021

Preng Paluca 52 vjeç ka rënë tre herë pre e atentateve, në dhjetor të vitit 2021, në gusht të vitit 2021 bashkë me gruan dhe në vitin 2018 është sulmuar me lëndë plasëse.




Shkak dyshohen pazaret e drogës në Belgjikë e Spanjë.

Por, në të treja rastet, Paluca ka qenë njeri mjaft me fat, ashtu si edhe sot, kur policia spanjolle njoftoi se ka vënë në pranga dy urdhëruesit për atnetatin e organizuar ndaj tij në dhjetor të vitit 2021, Edmir Vlashi (Ndoka) dhe Hektor Ndoka (Sadiku).

Të dy janë arrestuar në Spanjë, por janë të njëjtët që organizuan atentain ndaj Palucës e vëllait të tij, por nuk e realizuan dot. Në lojë u futën dhe tre persona të tjerë, Mark Lamja e Nikoll dhe Marie Marku (burrë e grua).

Mark Lamkja, edhe Edmir Vlashi janë dhëndurë të Nikoll dhe Marie Markut dhe e shfrytëzonin lokalin e tyre si bazë për grupin e vrasësve me pagëse. Burrë e grua bashkë me Lamkjën e vunë në pranga krejt rastësisht pasi Policia e Lezhës u sinjalizua se kishin arsenal armësh.

Në këtë mënyrë policia, duke përgjuar telefonat çiftit dhe të njërit prej dhëndurrëve ra në gjurmët e dy personave që po planifikonin atentatin në Kamëz.




Edmir Vlashi dhe Hektor Ndoka kishin pak kohë që sapo ishin kthyer nga Belgjika dhe kishin ardhur disa herë në Tiranë, për të vëzhguar objektivin e tyre, por plani u dështoi.

Kush i urdhëroi Vlashin e Ndokën? Burimet në atë flisnin për një ortak të vjetër të Palucës që rrintë ne Belgjikë e Spanjë, por emri nuk i është zbuluar.

Author: morevesh