U kthye në fenomenin e BBVIP/ Nga muzika, tek vajzat, mësuesi i Luizit
Prek Mrishaj është mësuesi i muzikës së Luizit, i cili e ka shoqëruar prej klasës së 5, deri në maturë.
I ftuar në emisionin “Shqipëria LIVE”, Mrishaj shprehet se Luizi ishte djalë shume i zgjuar, bëhej protagonist kudo që ishte dhe me anë të talentit të tij në muzikë.
Ai shprehu vlerësim për Luizin, teksa tha se ai e përfaqëson më së miri rinënë shkodrane.
“Po flas për një talent të madh të Shkodrës. Unë kur e kam pas nxënës, ka qenë që 8 vjeç. Ishte shumë i talentuar. E kam pasur deri në hkollën e mesme. Luiz Ejlli ishte me nota maksimale. Ishin talente të lindura. Ai kishte konkurrencë me të vërtetë për shpirtin muzikant, çdo që që bënte, dhe me pak mund, tregonte talentin. Luizi ka qenë i talentuar që nga klasa e 4 e 5, kur këndonte në ambiente të ndryshme, në korrin e shkollës, në festivale. Ai e gjente veten shumë mirë, ka qenë dhe çapkën, kjo ëhstë parë dhe në Big Brother. Ai nëse nuk e pëlqen diçka, nuk e bën. Nuk pajtohet me të keqen. Artisti vetë është shumë i pastër dhe reagon ndaj asaj që iduket e vërtetë. Ai dinte se si ti largohej situatës së keqe, nuk mbaj mend t’i kem tërhequr veshin.
Gjatë Etheve së të Premtes, nuk kishte rast apo kohë, pasi dilte nga konkurrimi që nuk komunikonim bashkë. Luizi ka qenë artsit dhe këngëtar në shpirt, ashtu siç është dhe sot. Luizi e nderon rininë e Shkodrës dhe qytetin. Në klasën ku ka qenë Luizi, ishin të gjithë si motra dhe vëllezër. Janë shumë të lidhur prej vitesh me njëri-tjetrin.
Nuk e prisja të hynte në “Big Brother VIP”. Më pyesni na është Luizi i Etheve? U thosha jo është Luiz Ejlli, ai që ka qenë gjithmonë. Ai na ka bërë të rrimë për një kohë të gjatë. Pas orës 9, të gjithë atë shohim.”- tha ai.