Vetëm pak orë pas hapjes, stuhia me shi dhe dëborë ka shkaktuar probleme të shumta në Rrugën e Arbrit.
Ish-deputeti i PD-së Xhemal Gjunkshi ka publikuar pamjet e bllokimit të Rrugës së Arbrit nga moti i keq që ka përfshirë vendin. Ai shprehet se me qindra qytetarë janë bllokuar në aksin nga Tirana deri në Fshatin -Fshat (Klos).
“Bllokimi i Rrugës së sapo hapur të Arbrit krijon kaos dhe pasiguri. Me padurim e pritën sot Dibranët hapjen e Rrugës së Arbrit dhe ashtu sikurse shumëkush edhe unë si Dibran do doja të ndihesha i gëzuar që u arrit të hapej një segment i rrugës. Por, nuk mjaftuan vetëm disa orë nga inagurimi pompoz i 350 milionë Eurove të harxhuar nga taksapaguesit shqiptarë që kjo rrugë të bllokohej dhe të krijohet kaos.