U gjet e vetme te Liqeni Artificial/ Vajza 4-vjeçare dërgohet pranë familjes

Një vajzë 4-vjeçare u gjet mbrëmjen e sotme pranë Liqenit Artificial të Tiranës.

Blutë kërkuan ndihmë për të identifikuar familjarët e vogëlushes, duke publikuar foton e kësaj të fundit.



Por pak më parë policia njofton se në Komisariatin e Policisë Nr. 1 është paraqitur nëna e vajzës.

Shtetasja me iniciale D. S. mori nga komisariati në gjendje të mirë shëndetësore vajzën e saj.

Author: morevesh