U dhunua në kufi nga policia malazeze, reagon për herë të parë Petraq Milo

Pedagogu Petraq Milo ka reaguar në lidhje me dhunën e ushtruar ndaj tij në kufirin malazez nga autoritetet e Malit të Zi.

Ai tha për Euronews se në momentin që është dhunuar makina e tij ka qenë në radhë.




Reagimi i Milos ka ardhur pasi gazetari Bekim Çoba bëri me dije se autoritetet malazeze kanë deklaruar se ai ka penguar komunikacionin.

“Po të shikoni videon me kujdes, makina jonë është në radhë habitem se si nuk është evidentuar ky fakt”, theksoi ai.

Polici që ka dhunuar familjen e profesor Milos, është Nikola Boljeviç, që, sipas shqiptarëve, gjithmonë ka pasur konflikte me shqiptarët.

Kujtojmë se pas dhunës, autori që është  zëvendësdrejtor i Administratës së Policisë për Sektorin e Policisë Kufitare malazeze, Dragan Klikoovac, u pezullua nga puna./Albeu.com./

Author: morevesh