Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri është dënuar ditën e sotme nga GJKKO me 3 vite e 4 muaj burg.
Vetë Tahiri e ka pritur vendimin duke qeshur dhe nuk ka dhënë prononcim për mediat, por ka qëndruar në sallë deri në ekzekutimi e plotë të vendimit.
Ndërkohë, avokati i tij, Maks Haxhia e ka konsideruar si një vendim të padrejtë të dhënë sot nga GJKKO kundrejt klientit të tij.
Kështu, pritet që të bëhet edhe ekzekutimi i arrestimit të Tahirit dhe bëhet me dije se ai do ta vuajë dënimin në një burg të sigurisë së zakonshme.
Kujtojmë se më herët SPAK kërkoi 12 vite burg për ish-ministrin Tahiri, lidhur me akuzat e trafikut të drogës dhe lidhjet e tij me Habilajt.